Eksploro Bukuritë e Kosovës – Një Udhëtim Ndryshe!
Sipërfaqja e Kosovës është 10,908 km², por edhe pse e vogël, ajo ka hapësirë për turizëm dhe vende me peizazh të mrekullueshëm. Kosova ka vende turistike malore, shëndetësore, objekte natyrore dhe objekte kulturore – historike, që mund të shfrytëzohen nga vizitorët për ekskursione, sport, pushim, kulturë, për arsim dhe edukim. Duke filluar nga Bjeshkët e Nemuna, Malet e Sharrit, Mirusha, Drini i Bardhë, Shpella e Gadimës, Prizreni, Peja, Gjakova e Ura pa lumë në Vushtrri dhe rajone të tjera…
Publikime
Këtu do të gjeni përmbajtje të pasura dhe edukative që ndihmojnë në promovimin dhe ruajtjen e kulturës sonë. Përmes publikimeve tona, synojmë të informojmë dhe ndërgjegjësojmë publikun për vlerat dhe rëndësinë e trashëgimisë sonë të çmuar.

Brezovica – Oaza e Turizmit Dimëror
Brezovica është destinacioni më i njohur për turizmin dimëror në Kosovë. E vendosur në malet e Sharrit, kjo qendër skijimi ofron kushte të shkëlqyera për sporte dimërore dhe një ambient të qetë për ata që kërkojnë relaksim. Aktivitetet Kryesore: Skijim

Prizreni – Qyteti i Histori dhe Kulture
Prizreni, qyteti historik në jug të Kosovës, është një thesar kulturor. Me arkitekturën e tij osmane dhe ambientin e gjallë, Prizreni është një destinacion ideal për të gjithë ata që duan të përjetojnë kulturën dhe traditën. Aktivitetet Kryesore: Vizitë në

Ujëvara e Mirushës – Një Mrekulli Natyrore
Ujëvara e Mirushës është një vend piktoresk që ndodhet në rajonin e Malishevës. Përbëhet nga një seri liqenesh dhe ujëvarash që ofrojnë një ambient të qetë dhe relaksues. Aktivitetet Kryesore: Ecje përgjatë liqeneve dhe shkëmbinjve që formojnë këtë vend mahnitës.

Rreth Nesh
Ne jemi të përkushtuar për promovimin e turizmit dhe zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik në Kosovë. Me një ekip profesional dhe një vizion të qartë, synojmë të lidhim kulturën, natyrën dhe komunitetin përmes projekteve që frymëzojnë dhe edukojnë.

Aktivitetet Tona
TMI ofron një gamë të gjerë shërbimesh dhe projektesh, duke përfshirë organizimin e guidave turistike, trajnime profesionale, publikime edukative, dhe marketing për bizneset lokale. Gjithçka që bëjmë ka për qëllim të promovojë Kosovën si një destinacion unik dhe të zhvillojë sektorin e turizmit në rajon.

Publikimet
Ky sektor përfshin përgatitjen dhe shpërndarjen e raporteve, studimeve, udhëzuesve turistikë, broshurave, dhe publikimeve digjitale që informojnë dhe frymëzojnë audiencat për potencialin e Kosovës si destinacion turistik dhe qendër zhvillimi.
Bëhu Pjesë e Misionit Tonë
Ne punojmë për të zbuluar dhe promovuar thesaret natyrore, kulturore dhe shoqërore të Kosovës. Bashkohuni me ne për të fuqizuar komunitetin dhe për të sjellë ndryshime pozitive.

Rreth Organizates
Ne jemi një organizatë joqeveritare e përkushtuar për promovimin dhe mbështetjen e sektorit të turizmit si një mjet për rritjen e mirëqenies dhe zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të Kosovës dhe rajonit. Misioni ynë është të fuqizojmë komunitetet dhe bizneset lokale përmes edukimit, hulumtimeve dhe projekteve që ndihmojnë në zbuluar dhe përmirësuar potencialet e turizmit.
Partnerët dhe Donatorët
Ne jemi mirënjohës për mbështetjen dhe bashkëpunimin e partnerëve dhe donatorëve tanë, të cilët na ndihmojnë të realizojmë misionin tonë për promovimin e turizmit dhe zhvillimin ekonomik. Puna jonë nuk do të ishte e mundur pa angazhimin e institucioneve publike, organizatave ndërkombëtare, bizneseve lokale dhe individëve që besojnë në potencialin dhe vlerat e Kosovës.
Bashkë, po ndërtojmë ura bashkëpunimi dhe zhvillimi të qëndrueshëm!







Galeria jonë
Në galerinë tonë, ju mund të eksploroni momente të veçanta nga aktivitetet tona, nismat e suksesshme dhe bukuritë e jashtëzakonshme të Kosovës. Përmes fotografive dhe videove, ne sjellim pranë jush peizazhet mahnitëse, trashëgiminë kulturore dhe përpjekjet tona për promovimin e turizmit dhe zhvillimit të qëndrueshëm.