Ftesë për Aplikim

Instituti për Marketing dhe Turizëm, është duke implementuar projektin “promovimi i vetëpunësimit tek femrat përmes turizmit” projekt ky i financuar nga KCSF dhe i përkrahur nga Qeveria e Luxemburgut.

Përmes kësaj thirrje ftohen femrat nga komuna e Shtërpcës të aplikojnë për të qenë pjesë e aktiviteteve të projektit.

Trajnimi zhvillohet në dy module: Administrim biznesi dhe promovim i ushqimeve tradicionale.

Prioritet në përzgjedhje do të kenë:
– femrat nga komuna e Shtërpcës
– femrat të regjistruara si punëkërkuese në zyrën e punësimit
– femra apo gra kryefamiljare
– femra nga zonat e thella rurale
– femra përfituese të ndihmave sociale – kategoria II

Gjatë ditëve të trajnimit do të ketë: ushqim, pije, kafe gjatë pauzave, përkthim dhe certifikim në fund të trajnimit.

Numri i pjesëmarrësve është i kufizuar

Për cdo informacion apo pyetje ju lutem na kontaktoni: 044345638 apo tmi.kosovo@gmail.com

Për t’u regjistruar, ju lutem plotësoni secilen rubrikë me të dhënat tuaja.