Aktivitetet Tona
Aktivitetet tona janë të fokusuara në promovimin e turizmit, edukimin joformal dhe zhvillimin ekonomik. Përmes guidave, trajnimeve, hulumtimeve dhe organizimit të ngjarjeve vendore dhe ndërkombëtare, ne punojmë për të fuqizuar komunitetet dhe për të promovuar bukuritë dhe trashëgiminë kulturore të Kosovës.
Donator: Komuna e Prishtinës
Emri i projektit: Fuqizimi dhe integrimi ekonomiko-social përmes zhvillimit të turizmit
Përshkrimi dhe qëllimi:
Ky projekt është konceptuar si një ndërhyrje gjithëpërfshirëse për të adresuar sfidat ekonomike dhe sociale me të cilat përballen vajzat dhe gratë në kushte të vështira në komunën e Prishtinës. Përmes qasjeve të edukimit joformal, projekti ka synuar të rrisë aftësitë praktike dhe profesionale të përfitueseve, duke i orientuar ato drejt krijimit të mundësive të qëndrueshme për vetëpunësim.
Fokusi kryesor ka qenë zhvillimi i turizmit rural si një sektor me potencial të lartë për gjenerimin e të ardhurave, ku përfitueseve u janë ofruar trajnime në artizanat, përpunim të produkteve tradicionale dhe menaxhim të ideve të biznesit. Projekti ka kontribuar në përmirësimin e kushteve të jetesës, rritjen e pavarësisë ekonomike dhe integrimin aktiv të grave në tregun e punës, duke ndikuar pozitivisht edhe në zhvillimin e komunitetit lokal.
Donator: Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR)
Emri i projektit: Forcimi i kapaciteteve të OJQ-ve në promovim të turizmit rural përmes ngritjes së aftësive në marketing
Përshkrimi dhe qëllimi:
Ky projekt është fokusuar në ngritjen e kapaciteteve institucionale dhe profesionale të organizatave të shoqërisë civile që operojnë në fushën e turizmit rural. Përmes trajnimeve të specializuara në marketing digjital, brendim territorial dhe promovim të destinacioneve turistike, projekti ka synuar të rrisë dukshmërinë dhe konkurrueshmërinë e ofertës turistike rurale.
Përfituesit kanë zhvilluar aftësi konkrete për përdorimin e mjeteve moderne të marketingut, duke përfshirë rrjetet sociale dhe platformat online për promovimin e produkteve dhe shërbimeve turistike. Si rezultat, është rritur ndërgjegjësimi për potencialin e turizmit rural dhe është nxitur pjesëmarrja më e madhe e komuniteteve lokale në aktivitetet ekonomike të lidhura me turizmin.
Donator: Ministria e Zhvillimit Rajonal (MZHR)
Emri i projektit:Promovimi i zhvillimit socio-ekonomik rajonal përmes turizmit dhe rritja e bashkëpunimit ndërkomunal
Përshkrimi dhe qëllimi:
Ky projekt ka pasur në fokus zhvillimin e qëndrueshëm socio-ekonomik në rajonin e Pejës përmes fuqizimit të sektorit të turizmit dhe nxitjes së bashkëpunimit ndërmjet komunave. Duke krijuar ura bashkëpunimi ndërmjet institucioneve publike, organizatave të turizmit, universiteteve dhe aktorëve lokalë, projekti ka kontribuar në krijimin e një qasjeje të koordinuar për zhvillimin rajonal.
Aktivitetet kanë përfshirë trajnime, forume bashkëpunimi dhe iniciativa të përbashkëta promovuese, të cilat kanë ndikuar në rritjen e kapaciteteve lokale dhe në krijimin e produkteve të integruara turistike. Projekti ka ndihmuar në rritjen e konkurrueshmërisë së rajonit dhe në përmirësimin e ofertës turistike, duke sjellë përfitime të drejtpërdrejta për ekonominë lokale.
Donator: Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS)
Emri i projektit: Programi vjetor për edukimin dhe promovimin e artit, kulturës dhe trashëgimisë kulturore
Përshkrimi dhe qëllimi:
Programi vjetor ka synuar të kontribuojë në edukimin kulturor të të rinjve dhe në promovimin e vlerave të trashëgimisë kulturore përmes aktiviteteve gjithëpërfshirëse dhe kreative. Në kuadër të këtij programi janë organizuar punëtori artistike, ekspozita, trajnime dhe aktivitete ndërgjegjësuese që kanë nxitur pjesëmarrjen aktive të të rinjve në jetën kulturore.
Përmes bashkëpunimit me institucione kulturore, artistë dhe organizata lokale, projekti ka krijuar një hapësirë të përshtatshme për zhvillimin e talenteve të reja dhe për ruajtjen e identitetit kulturor. Programi ka ndikuar në rritjen e ndërgjegjësimit për rëndësinë e trashëgimisë kulturore dhe në fuqizimin e rolit të të rinjve si bartës të këtyre vlerave në shoqëri.
- Trajnim për menaxhim të rrjeteve sociale dhe marketing digjital-projekt i mbështetur nga komuna e Prishtinës
- Promovimi i ushqimeve tradicionale dhe gastronomisë lokale të regjionit të Mitrovicës, projekt i mbështetur nga MKRS
- Vlerat e trashëgimisë kulturore të regjionit të Prizrenit dhe promovimi i ushqimeve tradicionale të tij. Projekt i mbështetur nga MKRS-Departamenti i trashëgimisë
- Zhvillimi i potencialit profesional tek te rinjtë ne fushën e teknologjisë – menagjimit te rrjeteve sociale-projekt i financuar nga komuna e Prishtinës
- Rritja e potencialit te punësimit te te rinjve ne regjionin e Gjilanit përmes ngritjes se kapaciteteve ne fushe ne e-commerce dhe menagjim te rrjeteve sociale-projekt i financuar nga MKRS-Departamenti i rinisë
- Promovimi i pikave turistike dhe potencialit te zhvillimit te turizmit ne regjionin e Prishtinës-projekt i financuar nga Komuna e Prishtinës
- Mbështetja e e te rinjve në ndërmarrësi dhe zhvillim përmes trajnimeve në teknologji, mbështetur nga Komuna e Prishtinës
- Zhvillimi socio ekonomik i grave dhe nxitja e bashkëpunimit në nivel lokal, projekti mbështetur nga Ministria e Zhvillimit Rajonal MZHR
- Projekti “Aftësimi profesional i të rinjve për treg të punës përmes marketingut digjital”. Qëllimi i projektit ka qenë ngritja e kapaciteteve të të rinjve në marketing digjital dhe fuqizimi i tyre për të qenë të përgatitur për tregun e punës. Projekti është mbështetur nga MPMS dhe realizuar në komunën e Gjilanit.
- Tourism and Marketing Institute -TMI përveç hulumtimeve të ndryshme, ka re realizuar edhe trajnime profesionale dhe konsulencë në shumë institucione.
- Projektin e promovimit të pikave turistike të Prishtinës financuar nga Komuna e Prishtinës. Projekti ka pas si qellim mbështetjen dhe njohjen e pikave turistike të Regjionit të Prishtinës me potencial në zhvillimin e biznesit familjar. Ku përveç njohjes dhe promovimit të vihet në pah edhe potenciali ekonomik i sektorit të turizmit si burim i të hyrave dhe mundësi punësimi e zhvillimi.
- Projektin e punësimit të përkrahur nga MKRS . Projekti i vetëpunësimit përmes turizmit në Regjionin e Prizrenit, 60 të rinj përfitues si punëkërkues nga qendrat e punësimit janë trajnuar dhe janë njoftuar me mundësitë për vetëpunësim dhe punësim. Një numër i konsideruar pas përfundimit të programit edhe kanë përfituar kontrata afatgjata nga bizneset e fushës së turizmit, kryesisht hoteleri dhe gastronomi.
- Projektin e ruajtjes dhe kujdesit të mjedisit i përkrahur nga Ministria e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor- Projekt i ofrimit të këshillave dhe trajnimeve profesionale me nxënës të shkollave në Regjionin e Prizrenit në ruajtjen e mjedisit dhe ambientit si dhe promovimin e bukurive natyrore të atij regjioni. Ky Projekt është realizuar në partneritet me BMTC-në.
- Projekti i aftësimit profesional tek të rinjtë në fushën e Marketingut Digjital dhe menaxhimit të rrjeteve sociale me mbështetjen e Komunës së Prishtinës. Me këtë projekt, janë trajnuar dhe aftësuar shumë të rinj në teknologji dhe menaxhim të rrjeteve sociale, për t’ ju ofruar mundësi dhe qasje më të lehtë punësimi. Gjithnjë, duke u bazuar në trendët globale dhe dinamikën e zhvillimit mbarë botëror e cila determinon domosdoshmërinë e përshtatjes profesionale me këto nevoja. Andaj, aftësimi dhe ndihmesa e të rinjve në zhvillim profesional në këtë sektor duke e stimuluar edhe potencialin ndërmarrës është edhe synim i yni.
- Projekti i ngritjes së potencialit ndërmarrës tek te rinjtë e Prishtinës ‘’ Të rinjtë dhe Ndërmarrësia’’ – financuar dhe përkrahur nga Komuna e Prishtinës. Me këtë Projekt do të identifikohet potenciali krijues dhe ndërmarrës i të rinjve prishtinas, si mundësi për realizim të ideve të tyre për vetëpunësim dhe mundësisë për rritje të punësimit të tyre.
- Projekti i përkrahur nga KCSF – për promovimin e vetëpunësimit tek femrat punëkërkuese përmes turizmit në Komunën e Shtërpcës me synim të mbështetjes dhe nxitjes së vetëpunësimit dhe zhvillimit të turizmit si potencial i madh i Brezovicës dhe rrethinës së saj si formë e ngritjes së turizmit rural dhe nxitjes së vizitave dhe shtimit të turizmit lokal dhe ndërkombëtar.
- Projekti i mbështetur nga MKRS për njohjen dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore të Regjionit të Pejës i cili ka për qëllim ngritjen e vetëdijes së nxënësve përmes trajnimeve dhe vizitave me të rinjtë/nxënësit e Pejës për njohjen e vlerave të trashëgimisë kulturore të atij regjioni dhe promovimin e tyre tek turistët. Ruajtja dhe kujdesi ndaj kësaj pasurie dhe vlere kombëtare është mision dhe qëllim i veprimtarisë së TMI-së.