Rreth Nesh
Ne jemi një organizatë joqeveritare e përkushtuar për promovimin e turizmit, edukimin dhe zhvillimin ekonomik në Kosovë. Përmes projekteve dhe aktiviteteve tona, synojmë të frymëzojmë ndryshime pozitive dhe të zbulojmë potencialin e jashtëzakonshëm të vendit tonë.

Rreth Organizates
Misioni ynë është të fuqizojmë komunitetet dhe bizneset lokale përmes edukimit, hulumtimeve dhe projekteve që ndihmojnë në zbuluar dhe përmirësuar potencialet e turizmit.
Përmes trajnimeve joformale në turizëm dhe marketing, organizimit të guidave turistike, hulumtimeve për tregun dhe avokimit për sfidat e sektorit, ne ndihmojmë në ndërtimin e një platforme të qëndrueshme për zhvillim. Po ashtu, ne promovojmë trashëgiminë kulturore dhe historike, standardizimin në hoteleri dhe turizëm, dhe bashkëpunimin ndërmjet bizneseve dhe institucioneve publike.
Me aktivitetet tona, përfshirë konferenca, panaire dhe nisma për standardizimin e ushqimeve tradicionale, ne krijojmë mundësi për të rinjtë dhe komunitetin të kontribuojnë dhe të përfitojnë nga një sektor turistik i fuqizuar dhe gjithëpërfshirës.

Misioni
“Promovimi dhe mbështetja e sektorit të turizmit, për rritjen e mirëqenies dhe zhvillimit të gjithëmbarshëm ekonomik’’.
Qëllimi
Edukimi jo formal përmes trajnimeve të fushës së turizmit dhe marketingut, organizimi i hulumtimeve te të rinjtë, organizimi i guidave të ndryshme turistike, hulumtime për tregun turistik, avokimi për problemet dhe sfidat e të bërit biznes në fushën e turizmit dhe marketingut, organizimi i konferencave të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare për turizëm, promovimi i potencialeve turistike të Kosovës dhe Rajonit, organizimi i panaireve nga kjo fushë, promovimi dhe nxitja e bashkëpunimit biznes – institucione publike, promovimi dhe standardizimi i ushqimeve tradicionale hoteleri dhe turizëm, promovimi dhe avokimi për aplikim të standardeve në hoteleri dhe turizëm, promovimi i trashëgimisë kulturore dhe historike të Kosovës.
Partnerët dhe Donatorët
Ne jemi mirënjohës për mbështetjen dhe bashkëpunimin e partnerëve dhe donatorëve tanë, të cilët na ndihmojnë të realizojmë misionin tonë për promovimin e turizmit dhe zhvillimin ekonomik. Puna jonë nuk do të ishte e mundur pa angazhimin e institucioneve publike, organizatave ndërkombëtare, bizneseve lokale dhe individëve që besojnë në potencialin dhe vlerat e Kosovës.
Bashkë, po ndërtojmë ura bashkëpunimi dhe zhvillimi të qëndrueshëm!







Stafi dhe bashkëpunëtorët
- Esad Islami – Phd në Turizëm
- Besa Bahtijari – Msc në Marketing
- Halil Bajrami – Phd në Turizëm
- Alberta Tahiri – Phd në Turizëm
- Krenare Salhiu – Phd në Ambient
- Agron Hajdini – Phd në Turizëm
- Lulzim Sejdiu – Msc në Marketing
- Avni Dalipi – Profesor i Artit
- Teuta Shahiqi – Dizajn Grafik-Pikturë
- Lindita Ymeri – Msc Diplomaci
- Fisnik Sopi – Dizajn Grafik
- Fetah Gjata – Msc Ekonomi
- Teuta Kelmendi – Arkitekte
- Florie Hajrizi – Gazetare
- Kujtim Zebica – Ekspert për marketing digjital